“Me një të rënë të lapsit” nisin Ditët e Lidhjes në Prizren

Me përurimin e përmbledhjes poetike “Me një të rënë të lapsit” të autores Flutra Maçi, kanë nisur aktivitetet e Manifestimit Tradicional Letrar “Ditët e Lidhjes”.

Përurimi i përmbledhjes poetike “Me një të rënë të lapsit” u organizua në mjediset e ShKA “Agimi” në prani të adhuruesve të fjalës së shkruar nga Prizreni, Suhareka, Dragashi e Kukësi.

Krijuesi prizrenas Nexhat Çoçaj  në fjalën e tij të rastit tha se Flutura Maçi është emër i njohur në letërsinë bashkëkohore për faktin se vargu poetik i kësaj autoreje është i veçantë, që përmes figurës dhe vargëzimit tregon realitetin tonë.

Më tej në fjalën e tij Çoçaj ka zbërthyer vargun e autores, duke zbërthyer motivet e poezisë së saj.

Historiani Stefan Miha 72 poezitë e përmbledhjes “ me një të rënë të lapsit” i quajti 72 xhevahire të një zëri të veçantë në poezinë shqipe, ndërsa kryerja e shkrimtarëve nga Kukësi përpos si poete dhe piktore Flutura Maçin e vlerësoi si personalitet të madh njerëzor.

Historiani prizrenas Enver Batiu, e quajti poezinë e Flutura Maçit, zë i guximshëm femëror, ndërsa edhe krijues të tjerë nga Tirana, Prizreni, Suhareka e Kukësi e vlerësuan vargun e poetes Flutura Maçi si zë të veçantë ndërsa vetë autorja tha se ndjehet e emocionuar në Prizren.

Ajo tha se kohë më parë kjo përmbledhje poetike është përuruar në Tiranë, por emocioni i përurimit në Prizren është i veçantë, ndërsa e falënderoi organizatorin Berat Batiun për mundësinë që me përurimin e librit të saj të hapet Manifestimi tradicional “Ditët e Lidhjes”./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *