Më keq se në kohën e Ramadan Mujës, njëherë ndahen mjetet pastaj themelohet OJQ

Në konferencën e sotme për media komisioni për Organizimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit” e pranon se kërkesën për mjete e ka bërë në kohën kur është shpallur thirrja për subvencionim të OJQ-ve, ndërsa OJQ-ja është themeluar më pas.

Në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit është e publikuar lista e perfituesve nga thirrja publike për mbështetje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit e cila e ka datën 08.04.2019, dhe në mesin e fituesve është fantom emërtimi “Festivali Zambaku i Prizrenit”

Atëherë nuk dihej dhe nuk u dha asnjëherë përgjigje sa mjete janë ndarë dhe kujt iu ndan këto mjete.

Në muajin maj është themeluar OJQ “Fstivali Zambaku i Prizrenit” të cilin Komuna e Prizrenit e legjitimon…

Në pyetjen e Prizreni Sot, për komisionin rreth mënyrës se si është aplikuar për subvencion dhe kur është themeluar OJQ, u përgjegj zyrtari për kulturë në DKRS, Sazan Cukaj.

” Këshilli organizativ është formuar me vendim të kryetarit me 15 nëntor të vitit 2018. Kur është bërë thirrja për subvencione për OJQ këta kanë apliku. Komisioni e ka vërtetuar se njëhëre për njëherë nuk janë OJQ dhe e ka lënë në proces. Kur e kanë regjistru i kanë sjell aktin e themelimit dhe xhirollogarinë. OJQ-ja  atëherë është vendosur. OJQ është themeluar me 14.05 2019″

Në pyetjen nëse ky këshill do të jetë organziator i festivalit “Zambaku i Prizrenit” edhe vitin e ardhshëm u dha përgjigje mohuese. Nëase jo shtrohet pyetja përse u themelua kjo OJQ. /prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *