Me dy gola të Jehona Shalës, vashat e Lirisë e kalojnë xhiron e parë të garave për Kupën e Kosovës

Vashat e Lirisë kanë fituar ndeshjen e xhiros së parë të vlefshme për Kupën e Kosovës, në ballafaqim me vashat e klubit të futbollit Malisheva.

Dallimin në këtë ndeshje e beri futbollistja prizrenase Jehona Shala e cila shënoi dy gola.

Fillimi i ndeshjes ishte i barazpeshuar. Në minutën e 16  Jehona Shala me një gjuajtje të sakt shënon golin e parë për Lirinë.

Edhe në pjesën e dytë Jehona Shala e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire dhe e ngriti epërsinë e Lirisë në 2 me 0.

Në vazhdim të dy skuadrat e patën rastet e tyre por portat mbeten të paprekura dhe ndeshja ëoprfudnoi me rezultat 2 me 0 për Lirinë./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *