Me 20 korrik fillojnë testimet për patentë shoferë, pas katër muaj pezullimi

Për katër muaj rresht, asnjë kandidat nuk ka mundur të hyjë në provimin teorik dhe praktik për marrjen e patentës së shoferit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Pas tërë kësaj pritje, Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për të rifilluar me mbajtjen e testimeve.

Data kur pritet të rinisin testimet e kandidatëve fillon nga 20 korriku.

E gjithë procedura do të mbahet duke respektuar tërësisht masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK.

Në vendimin më poshtë, të cilin e kanë shpërndarë autoshkollat mund të informoheni saktë sesi është planifikuar mbajtja e testimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *