Mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri vetëm brenda dy orëve

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug…

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *