Marashi i Prizrenit (Video)

Në anën e majtë të Lumbardhit, rrëzë Kalasë, në pjesën lindore të Prizrenit, gjendet Kompleksi urban “Marashi”.

Ky kompleks është i pasur me burimet nëntokësore të ujërave.

Në kuadër të Kompleksit përveç bukurive natyrore dhe ajrit të pastër gjendet Lisi (Platanus) i vjetër mbi 450 vjet.

Ky kompleks është i pasur me trashëgimi arkitektonike që datojnë nga periudha të ndryshme.

Në pjesën lindore të saj gjendet Xhamia e Maksut Pashës e cila daton nga shek. XVII, tyrbeja e Haxhize-babës, mulliri i Shotmanit dhe i Sheh-Zades, gjashtë krojet “dhe objektet e vjetra të banimi.

Pas vërshimit të ujërave që e goditën Prizrenin më 18 Nëntor 1979, një pjesë e objekteve të banimit që kanë qenë buzë lumit janë shkatërruar.

Krahas transformimeve të bëra gjatë viteve, me pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe pozitën, Kompleksi i Marashit paraqet një lokalitet me rëndësi të madhe për qytetin.

Kompleksi Urban Marashi në Prizren

Skaj #Lumbardhit, rrëzë #Kalasë, në pjesën lindore të #Prizrenit gjendet Kompleksi urban #MarashiI pasur me burimet nëntokësore të ujërave. Përveç #bukurivenatyrore dhe ajrit të pastër në Marash gjendet, #Rrapi (Lisi Platanus) i vjetër mbi 450 vjet. Ky kompleks është i pasur me #trashëgimiarkitektonike që datojnë nga periudha të ndryshme. Në pjesën lindore të saj gjendet #Xhamia e Maksut Pashës e cila daton nga shek. XVII, tyrbja e Haxhize-babës, mulliri i Shotmanit dhe i Sheh-Zades, gjashtë krojet dhe objektet e vjetra të banimit Kompleksi Urban i #Marashit paraqet një lokalitet me rëndësi të madhe për qytetin e #Prizrenit.

Posted by Prizreni Sot on Monday, May 27, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *