Edicioni i 26 i Manifestimit tradicional letrar “Ditët e Lidhjes” organizohet me aktivitete të shumta letrare
Për nder të festave të Qershorit, Ditëve të Lidhjes dhe Çlirimit të Prizrenit, këtë vit Manifesti mi tradicional letrar “Ditët e Lidhjes” në edicionin e 26 mbahet me aktivitete të shumta letrare.
“Ditët e Lidhjes” nisin me 8 qershor me promovimin e librit “Me një të rënë të lapsit” të autores Flutra Maçi nga Tirana.
Promovimi organizohet në mjediset e ShKA “Agimi”, duke filluar në orën 18.
Manifestimi letrar “Ditët e Lidhjes” vazhdon me 10 qershor, me orën letrare për fëmijë, e cila mbahet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
Manifestimi qendror “Ora e Lidhjes gjithashtu mbahet me 10 qershor në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, duke filluar në orën 13.
Në kuadër të manifestimit qendror “Ora e Lidhjes” gjithashtu do të përurohet libri poetik “Ora e Lidhjes” përmbledhje kjo e autorëve që lexuan poezitë e tyre në edicionin e 25 të Manifestimit “Ditët e Lidhjes”
Në kuadër të aktiviteteve të Manifestimit letrar “Ditët e Lidhjes” me 10 qershor nw orën 18 nw mjediset e ShKA “Agimi” promovohet libri “Kronikë lufte e qytetit pa luftë” e autorit nga Kukësi, Bashkim Shala.
Edicioni i 26 i Manifestimit letrar “Ditët e Lidhjes” mbështetet nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Kuvendit Komunal të Prizrenit./prizrenisot.com/
