Liria të enjten “në peshoren” e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Prizrenit në mbledhjen e rregullt, që mbahet të enjten, në mesin e 9 pikave, do  ta shqyrtojë propozim-vendimin për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”.

Opinioni publik është i njoftuar se synim i Kuvendit Komunal është mbykqyrja e mjeteve financiare të taksapaguesve, ndarë Klubit Futbollistk Liria, Klub i cili edhe përkundër shumës së madhe të përfituar nga mjetet e taksapaguesve ka rënë nga Superliga e Kosovës në futboll, ndërsa rrezikon që të degradohet edhe me tej.

Ky Komision do ta monitorojë edhe skuadrëbn e Bashkimit dhe Teatrin proefsionist, subjekte këto që gjithashtu përfitojnë mjete të taksapuguesve nga politikat zhvilliomore.

Ky kod i ndarë nga Kuvendi Komunal nga vetë kuvendarët, të pozitës e te opozitës, është quajtur i paligjshëm, edhe për faktin se me këto politika zhvillimore përfitojnë vetëm dy klube sportive ndërsa klubet tjera anashkalohen ose ndihmohen me shuma simbolike.

A do të jetë kompetent ky Komision edhe për veprime të tjera në shpëtimin e Lirisë, mbetet të shihet.

Mbledhja e Kuvendit Komunal mbahet të enjten, duke filluar në orën 10./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *