Liria – Prishtina, sfidë e vështirë për prizrenasit por fitorja është mision i mundur

Liria të shtunën në “Përparim Thaçi” e pret liderin aktual të superligës në tabelë Prishtinën në ndeshjen e 1/8 së Kupës së Kosovës.

Në Liri pohojnë se janë maksimalisht të përqendruar, për këtë ndeshje.

Në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës zhvillohet vetëm një ndeshje. Në rast të barazimit luhen vazhdimet dhe eventualisht penalltitë.

Liria në 1/16 e finales ka mposhtur Lugun e Baranit 11:0 kurse Prishtina Drenicën në Skenderaj 0:0, 5:4 me penallti.

Prishtina aktualisht është lidere në tabelë në garat e superligës në futboll, por në garat për Kupë asnjëherë nuk ka parashikime të qëndrueshme.

Lirisë do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë prezenca e adhuruesve prizrenas të futbollit, si motivim shtesë për ta kapërcyer në këtë fazë Prishtinën.

Në bazë të rezultateve të deritashme fitorja e Lirisë duket  vështirë  e arritshme por nuk është e pamundshme.

Ndeshja luhet në stadiumin “Përparim Thaçi dhe fillon në orën 12 e 30. /prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *