Liria i nis përgatitjet: Skender Shengyli kërkon përkushtim dhe disiplinë

Të hënën në ‘Përparim Thaçi’, ashtu siç qe paralajmëruar, Liria nisi me përgatitje për edicionin e ri.

Në grumbullimin e parë ishin të pranishëm 22 futbollistë.

Këtij kontigjenti pritet t’i bashkohen edhe disa përforcime nga jashtë, që ditët në vijim priten këto prurje.

Drejtues të Lirisë, nuk folën për emra, duke thënë se:’ çdo risi do të jetë në vendin dhe kohën e duhur’.

Ndërkaq, kryetrajneri Ske der Shengyli, të cilit do t’i ndihmojnë Sinan Osmani dhe Blerim Zherka, në adresimin e parë ka thënë:’ nga ju të gjithë do të kërkojë punë dhe angazhim.Disiplina, do të jetë arma kryesore krahas përgatitjeve në arritjen e objektivave.Nga të gjithë kërkojë përkushtim, me sjelljen edhe të përfocimeve synimet tona dihen, kthimi në elitë.Do të luajnë vetëm më të mirët, jo emrat’, ka thënë Shengyli.

Ndërkaq, kryetari Qemal Krasniqi ka bërë thirrje publike për kthimin e lojtarëve prizrenas në KF Liria, duke u hapur dyert të gjithëve dhe duke ofruar bashkëpunim.

‘Ftoj të gjithë futbollistët prizrenas që janë në klube tjera, që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë drejt Superligës.Poashtu, ne do të sjellim edhe përforcime cilësore për të arritur objektivat’, ka thënë ai.

Liria, fillimishtë do të stërvitet në Prizren, por do të shikohen mundësitë e shkuarjes në përgatitje jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *