Liria i “blindon” me kontrata futbollistët me perspektivë

Blerim Sahitaj, Edison Rakaj, Osman Laqi, Endrit Berisha e Fatjon Kuqi, kanë vënë firmën me bardhezinjtë, për periudhën tre vjeçare.

‘Kemi nënshkruar kontrata me lojtarët e rinj:Sahitaj, Rakaj, Laqi, Berisha e Kuqi, që janë futbollistë me perspektivë. Ne, si klub presim shumë nga ta, në të ardhmen.Këta vijnë nga shkolla jonë e futbollit. I njohim cilësit e tyre dhe presim me punë të dëshmohen’, tha pas nënshkrimit të kontratave me futbollistë Erxhan Dana, drejtor.

Në emër të futbollistëve nënshkrues,falenderoi Blerim Sahitaj.’Jemi të lumtur për mundësinë dhe arritjen e marrëveshjes.Shpresojmë që të dëshmohemi dhe bashkarishtë të arrijmë suksese’, tha ai.

Liria e nisi kampanjën e stinorit me perspektivët.

Ditët në vijim priten emra të rinjë e të dëshmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *