Liria e pret Prishtinën në fundjave, zhvillohet 1/8 e Kupës së Kosovës

Liria të shtunën në “Përparim Thaçi e prêt Liderin aktual të superligës në tabelë Prishtinën në ndeshje e 1/8 së Kupës së Kosovës.

Në njoftimin e Klubit thuhet se Liria është maksimalisht e përqendruar për këtë takim.

Postimi i plotë i KF Liria:

1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Do të ndeshen rivalët e moçëm nga dy qytetet më të mëdha të vendit,
Lira – Prishtina.

Maksimalisht të përqendruar – Liria dy herë ka kaluar nëpërmjet Prishtinës po në 1/8 e finales.

Zhvillohet vetëm një ndeshje dhe luhet të shtunën më 8 dhjetor nga ora 12:30 në stadiumin “Përparim Thaqi”. Në rast të barazimit luhen vazhdimet dhe eventualisht penalltitë.

Liria në 1/16 e finales ka mposhtur Lugun e Baranit 11:0 kurse Prishtina Drenicën në Skenderaj 0:0, 5:4 me penallti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *