Liria dikur luante me Hajdukun e Splitit, e tash luan me “Lugun e Baranit”

Përmes një fotografie të punuar “artistikisht”, ku Liria ndriçohet më shumë se KEK-u, sepse e ka fituar ndeshjen me rezultat 3:1, Liria, ne faqen e saj ne FB, e jep njoftimin për ndeshjen e sotme.

Në këtë njoftim kanë vërshuar komentet.

Liria dikur luante me Hajdukun e Splitit, e tash luan me “Lugun e Baranit” shkruan Ilir Xhekaj.

Sot fitroja “sagllam”, shkruan Lulzim Syla.

Ca ia kujtojnë skuadrës se vitin e ardhshëm do të bëjë gara në ligën e parë e të tjerë ia kujtojnë angazhimet “spektakolare” nga disa shtete e kontinente të botës.

Ajo që megjithatë ishte përshtypja e ditës është njoftimi përmes “fotografisë artistike” të fitores së sotme të Lirisë, me skuadrën, e cila që nga fillimi i Kampionatit është në fund të tabelës./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *