LËVIZJA PËR DREJTËSI KËRKON RIVLERËSIMIN E QASJES SË MENAXHIMIT DHE NDËRTIMIN E STREHIMORES PËR QENTË ENDACAK!

Lëvizja për Drejtësi, ka shpalosur sot shqetësimin për rritjen e numrit të qenve endacak, ndërsa ka kërkuar nga institucionet rivlerësimin e qasjes së menaxhimit dhe ndërtimin e strehimores për qentë endacak.

Beni Kizolli, nënkryetar i Lëvizjes për Drejëtsi tha se “vendi në përgjithësi po vazhdon të përballet me sfida sa i përket menaxhimit të qenve endacakë. Ndër vite, problemi i këtyre kafshëve është riaktivizuar vetëm kur qytetarët janë sulmuar nga qentë endacakë, gjegjësisht kur kemi pasur lëndime, pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Në qytetin e Prizrenit kohëve të fundit prania e një numri të madh të qenve endacakë që bredhin rrugëve të qytetit na bën që të brengosemi për sigurinë e qytetarëve (fëmijëve). Kjo gjendje e krijuar po ashtu jep një imazh të keq edhe për turistët që vizitojnë qytetin tonë .

Qasja e menaxhimit të problemit në fjalë edhe nga ana e Komunës sonë me trajtimin e qenve endacakë, nëpërmjet vaksinimit, kastrimit, sterilizimit nuk ka arritur të jetë efektiv, mu për këtë paraqitet nevoja për një qasje më afatgjate, përkatësisht ndihet nevoja për një strehimore adekuate për kafshët që po vazhdojnë të jenë rrezik për qytetarët.

Në kuadër të strehimores këto trajtime mund të sigurojnë efekt pozitiv, sipas statistikave nëse vetëm një çift i qenve nuk arrin të kalojë nga trajtimi, përkatësisht, sterilizimi, brenda 5 viteve do të kemi të trashëguar rreth 10 mijë qen. Vlera e prezantuar, tregon se sa është serioz problemi në fjalë, dhe nuk mund të bëhet asnjë neglizhim në këtë drejtim.

Lëvizja për Drejtësi, konsideron se problemi me qentë e pastrehë nuk mund të zgjidhet vetëm kur ata largohen nga rrugët, sepse sjellja e papërgjegjshme e pronarëve që kultivojnë kafshët, janë shkaktar për rritjen e kafshëve të braktisura. Në këtë drejtim, edhe hedhje apo lirimi i qenve shtëpiak në rrugë, duhet të trajtohet sipas ligjeve që janë në dispozicion për zgjidhjen dhe parandalimin e problemit. Konkretisht, si Lëvizje për Drejtësi, mendojmë se me ligj duhet të kërkohet përgjegjësi nga pronarët e  papërgjegjshëm.

Ndërtimi i strehimoreve nisur në vitet e fundit është tregues shpresëdhënës. Numri i strehimoreve legale në tërë territorin e Kosovës është vetëm 2, ndërsa në vend ekzistojnë dhjetëra strehimore private, të hapura nga njerëzit vullnetarë. Por, kapaciteti i vogël mbetet i pamjaftueshëm krahasuar me numrin e qenve të pastrehë në çdo cep të vendit.

Lëvizja për Drejtësi, kërkon rivlerësimin e qasjes së menaxhimit, fillimisht mendojmë se duhet të zbatohen ligjet nga organet qëndrore për kultivimin e qenve, në mënyrë qëtë parandalohen pasojat.

Në vazhdim, si Lëvizje për Drejtësi mendojmë se menaxhimi i problemit me anëtë qasjes sëderi tanishme nuk është  treguar shumë efektiv,vetëm kapja e kafshëve endacakë, transportimin e tyre deri në qendrën për kafshët, sterilizimi, dhe krejt në fund përsëri  kthimi në vendin ku janë marrë, thjesht kjo qasje duhet të ndryshoj. Qasja më afatgjate dhe më humane do të ishte ndërtimi dhe menaxhimi i strehimores për qentë endacakë në rajonin e Prizrenit.

Si Lëvizje për Drejtësi mendojmë se me qasjen e re duhet të synojmë:

-Strehimin e qenve endacakë,
-Krijimin e databazës dhe regjistrimin e tyre,
-Krijimin e një ambienti të sigurt dhe të përshtatshëm duke respektuar natyrshmërinë e tyre,
-Kujdesi për shëndetit e qytetarëve nga sëmundjet infektive,
-Krijimin e një ambienti të sigurt për qytetar e sidomos fëmijët.

Përvoja e strehimoreve në vend dhe në rajon duhet të jetë një mundësi për Komunën e Prizrenit.

Si Lëvizje për Drejtësi mendojmë se me qasjen e re të menaxhimit, përvec  strehimores duhet të synohet edhe:

  • Zgjidhjen e afatgjate në mënyrë humane,
  • Pengimin e kultivimit të pa kontrolluar, sikur për qentë endacakë ashtu edhe për qentë me pronar/shtëpiak.
  • Mundësim për adaptim – sigurimin e pronarëve të rijnë
  • Si mundësi të synohet edhe strehimi i qenve me pronar të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi për kujdesjen e tyre që njëherit parandalon mënyrën e zakonshme duke i braktisur qentë në rrugë apo lagje të qyteteve të afërta .
  • Ngritjen e nivelit të përgjegjëses ndaj pronareve të qenve, rreth metodave të trajtimit si dhe mundësin e anëtarësimit në qendra që ju mundësojnë shërbime falas.

Së fundi, Lëvizja për Drejtësi, nga Komuna e Prizrenit kërkon që buxheti i planifikuar për sajimin e problemit, duhet të vlerësohet se në çfarë mënyrë duhet menaxhuar.

Përpos buxhetit për ndërtimin dhe menaxhimin e strehimores, duhet të planifikohet edhe organizmi brenda strehimores.

Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se si problem më jetike dhe i kushtueshëm është ushqimi për kafshët, por, duke u bazuar në potencialin e qytetit, mendojmë se me mbledhjen e mbetjeve nga mishtoret, qendrat tregtarë çdo ditë (asht, mushkri…etj.) të cilët mund të përdoren për ushqim të kafshëve, njëkohësisht si pikë tjetër e grumbullimit në veçanti në sezon  mund të përfshihen edhe sallonet e dasmave, restorantet.

Andaj, ftojmë institucionet që seriozisht të vlerësojnë propozimin tonë, përkatësisht në fillim të rivlerësojnë qasjen e menaxhimit të deritanishëm dhe të marrin hapat konkrete për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë, tha në fund të fjalës së tij Bëni Kizolli, nënkryetar i Lëvizjes për Drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *