Legjenda urbane për drejtorinë e inspektorateve dhe frikën për ta pranuar detyrën e kryeinspektorit lokal

Në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit në vegzën “drejtoritë…” dhe nënvegzën Drejtoria e Inspektorateve as sot nuk ka emër të drejtorit.

Prizreni Sot

Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga kryetari ose Komuna e Prizrenit, pse ende s’ka emër të drejtorit në faqen zyrtare, dhe as në zyren e këtij dikasteri të rëndësishëm, por ajo që dihet zyrtarisht është se zyrtarët e këtij dikasteri nga përbërja e kaluar “janë në ballafaqim” me disa aktakuza.

Përfoljet kuloareve kanë dal të vërteta për emërimet e deritashme të “kabinetit të ri” të Mytaher Haskukës, prandaj nëse për një çast merremi me atë çka përflitet në qytet për drejtorinë e Inspektorateve atëherë ato thonë se në Prizren askush nuk po e pranon detyrën e kryeinspektorit.

Mund të jenë edhe vetëm thash e theme dhe vetëm një legjendë urbane për një kohë, kur dhe ku, nga 170 mijë banorë të qytetit të Prizrenit nuk ka “trim” që e pranoi detyrën e kryeinpsktorit lokal.

Çka e solli këtë realitet në Prizren në krijimin e kësaj legjende urbane…

Sigurisht aktakuzat…

Sigurisht, mësymjet “pa kokë” në objektet, të cilat pushteti i idnetifikoi si ndërtime të kundërshtarëve politikë.

Sigurisht humbjet, dyshohet dhe besohet se do të jenë milionëshe, të parave të taksapageusve…për të cilat ditët në vijim do të vijnë rrëfimet e vërteta e të cilat do t’I japin kuptim legjendës urbane për frikë e msopranim të detyrës së kryenispektorit lokal në Prizren.

Kur s’ka njoftime zyrtare duhet t’I besojmë legjendës që po ndodh, akuatlisht në qytetin e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *