LAMTUMIRË RAMADAN ZAPLLUZHA!

Skender Zogaj

E kishte pseudonimin “Therrë Murrizi”, por ishte Lule Zambaku, që tërë jetën përhapi rreze drite, mirësie e dashurie njerëzore, duke qenë në shërbim tē përparimit të popullit dhe të forcimit të shoqërisë Kosovare, nē kohēn kur pushteti okupues komunist jugosllav, shqiptarët i kishte therrë në sy!

Artisti i karikaturës, Ramadan Zhaplluzha, ishte nga të parët që mprehu lapsin dhe i dha jetë “Therrë Murrizit” me të cilën ia shqorri maskën, ia zbuloi shēmtitë dhe ia demaskoi demagogjinë komunizmit jugosllav, duke treguar se shqiptarët me dhunë mund t’i mbante nën sundim, por nuk mund t’i mashtronte! Me mijëra krijime karikaturiste tē Therrë Murrizit kanë demaskuar tē gjitha tē këqijat e kohës dhe, Ramadan Zhaplluzha, ishte padyshim, njëri nga kryeheronjtē e rrezistencës artistike, më i zëshmi, më i miri, më efektivi dhe më i suksesshmi mjeshtër i karikaturës kosovare!

Ramadan Zhaplluzha ishte artist i madh por edhe njeri i mirë, i urtë, shok e mik i dashur, modest si uji e ajri, dhe dritēdhënës si hëna e dielli që luftojnë kundër errësirës! Si i këtillë iku nga kjo botë, por, dritëplotē do të mbetet në zemrat dhe në mendjet tona përgjithmonë, sepse krijimet e tij janē tē përjetshme në historikun e karikaturës kosovare e gjithshqiptare, ku Ramadan Zhaplluzës i takon vendi i nderit! Në emër të kësaj, duke e lutur Zotin që ta bekojë shpirtin e tij, familjes dhe gjithë Prizrenit ua shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe nga thellësia e zemrës i themi:

LAMTUMIRË RAMADAN ZAPLLUZHA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *