Kuvendari Petrit O. Hoxhaj në “mision sekret” në Prevallë

Kuvendari Petrit Hoxhaj, përmes disa postimeve në FB, po e deshifron misionin e tij “sekret” në Prevallë.

Burime të afërta, të sigurta me kuvendarin Hoxhaj, njoftojnë se kuvendari  nuk ka udhëtuar në Prevall me mision për ta bashkuar NDS-in me kandidaten e LDK-së për kryeministre, siç ai shkruan në FB, por ka shkruar për të gjetur mundësi për ta shpëtuar koalicionin qeverisës në Prizren.

Pas daljes të Nismës nga koalicioni lokal, Qeveria Haskuka, nuk i ka numrat, dhe rreziku i parë që vjen në situatën e re është mundësia e kërkimit të votbesimit për kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Si vizitor i shpeshtë i Prevallës, e cila është afër me selinë e NDS-it, kuvendari Hoxhaj është zgjedhur si figura me e pranushme për bisedime, për koalicion pasi edhe NDS-i e ka braktisur koalicionin qeverisës në Prizren.

E vetmja vështirësi është se Hoxhaj nuk e njeh mirë boshnjakishten dhe ekziston frika se në vend se të rregulloj punë do të prishë edhe më shumë.

Sidoqoftë, përveç kuvendarit Hoxhaj mësohet se edhe “misionar” të tjerë janë në aktivitete “sekrete” për ta shpëtuar koalicionin qeverisës në Prizren.

Rubrika e humorit e Gazetës Prizreni Sot, do të ju mbaj të informuar me zhvillimet nga Facebooku.

Priten shumë zhvillime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *