Kuvendari Ili Baldedaj publikon fotografinë e nxënësve duke bartur dru për nxemje

Ilir Baldedaj ka publikuar në faqen e tij në FB një fotografi në të cilën shihen nxënësit në “turmën” e druve.

“Sistemi arsimor po vazhdon të degradohet deri në masën e nënçmimit të nxënësit që nënkupton edhe vetë degradimin e procesit arsimor” shkruan Baldedaj.

Ai thotë se pamje të këtilla shihen “gjithandej nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit, ku nxënësit në vend se të jenë në orë të mësimit, janë shndërruar në “punëtorë” fizik”.

Këtë veprim Baldedaj ia adreson “zgjedhjes së drejtorëve me “muskuj politikë” dhe e quan “goditje pas goditjes arsimit, duke e dërguar në përmasa të “çmendurisë”.

“Pamje si kjo në foton që është bërë në Shkollën “Mati Logoreci” ka gjithandej, prandaj në mungesë të reflektimit politik, duhet veprimi i organeve të drejtësisë dhe personat që i bëjnë këto veprime kundër arsimit duhet të përgjigjen penalisht.

Prokuroria urgjentisht duhet të nis hetimet dhe t’i dënojë personat që i kanë nxjerrë nxënësit nga mësimi dhe të cilët po e nënçmojnë procesin arsimor.

Këta persona janë kundër të ardhmes sonë prandaj me e pakta që mund të bëhet me ta është të largohen nga procesi mësimor” shkruan Baldedaj./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *