Kush e ka shtrënguar dhe po e mban fortë “në grusht” Mytaher Haskukën

Shkarkimet, dorëheqjet dhe riformatizimi që ende nuk po ndodhin… dorëzim i Mytaher Haskukës para keqqeverisjes

Shkruan: Rami Berisha

Ndonëse ende nuk ka emra të drejtorëve të ri…dhe nuk ka informacion zyrtar se cili drejtor u shkarkua, cili dha dorëheqje dhe kush vjen në vend të tyre, në atë që kryetari i Prizrenit e quan riformatim të qeverisë lokale, realiteti prizrenas po dëshmon se Mytaher Haskuka po dorëzohet para keqqeverisjes më shumë se dyvjeçare.

Me presione apo vullnetshëm, ai i ka shkarkuar drejtorët e LDK-së, por çka ka ndodh me drejtorët tjerë askush nuk e di në Prizren.

A dhanë dorëheqje drejtorët e VV-së, a u shkarkuan ata, mbetet pyetje pa përgjigje.

Në prononcimet e tij, Mytaher Haskuka është konfuz dhe i paqartë.

Nga ky konfuzizitet dhe paqartësi e tij, opinion e ka të qartë se ai me kompetencat që i ka, ka të drejtë t’i emërojë e shkarkojë drejtorët, por në realitet, nuk e ka këtë fuqi.

Ai nuk e ka fuqinë që të veprojë sipas ligjt…kush dhe pse e ndalon opinioni prizrenas nuk e di.

Nga sjelljet, veprimet dhe prononcimet sa konfuze e sa të paqarta dyshohet se ai është i pafuqishëm.

Para kuj dhe pse veç ai e di, por sjellja me konfuzitet dhe paqartësi, në opinion krijon përshtypjen se ai, më së buti thënë, është i pafuqishëm si kryetar.

Në media drejtori i Shërbimeve Publike ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje, por kështu nuk ka thënë kryetari i Komunës i cili një një prononcim ekskluziv, për media të zgjedhura, ka folur për ndërrim të vendeve të punës të drejtorëve të qeverisë së tij.

Çka krejt po zihet në qeverinë lokale, opinion prizrenas nuk e di…

Ajo që është e qartë…dhe që po e shohin edhe zogjtë e malit.. është sjellja e papërgjegjshme e kryetarit, sjellja konfuze dhe dyshuese.

Ajo për të cilën qytetarët prizrenas janë të bindur është se Mytaher Haskuka pas rrezistimit të gjatë, u dorëzua…para eprorëve të tij të “paligjshëm” apo nga presioni i Shoqërisë civile dhe mediave…

Mbetet të shihet në ditët në vijim…

Ajo që është e dukshme dhe e prekshme është sjellja e tij e papërgjegjshme, konfuze dhe e paqartë…nga e cila po pëson qyteti dhe qytetarët e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *