Kulla në fshatin Çadrak, të Komunës së Suharekës do ti nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese-konservuese

Kulla në fshatin Çadrak, të Komunës së Suharekës do ti nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese-konservuese

Zbatimi i këtij projekti do filloj së shpejti pasi që janë tejkaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore nga institucionet kompetente.

Kulla e Hasan Tafollit që gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës, është karakteristike për nga tipologjia dhe funksioni. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer kryesisht për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë, por, sipas nevojave dhe rrethanave të kohës ka pasur edhe funksione të tjera.

Kulla e gurit e familjes Tafolli është e vendosur mbi kodër dhe ka pozitë dominuese mbi fshatin Çadrak. E ndërtuar në harmoni me ambientin rrethues, kjo kullë është shndërruar në pjesë përbërëse të peizazhit të fshatit.

Për shkak rrethanave shoqërore, ku bujqësia dhe blegtoria kanë qenë burimet kryesore të jetesës kjo ndikuar edhe në aspektin e zgjidhjes arkitektonike duke imponuar një funksion të banimit të kombinuar. Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në vitet e 90-ta, kur familja Tafolli janë shpërngulur nga fshati, dhe kulla është braktisur tërësish.

Si rezultat i vjetërsisë së ndërtesës, mungesës së ndërhyrjeve konservuese-restauruese, dhe braktisjes, kulla në fjalë është në gjendje të keqe fizike dhe rrezikohet nga dëmtimet e mëtutjeshme, andaj është bërë pjesë e programeve investuese të Ministrisë së Kulturës përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *