Kujtim Gashi takon demokratët e rinj në Prizren

Kandidati për deputet i PDK-së Kujtim Gashi, ka takuar sot të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilët thotë ai, “bashkëbiseduam për sfidat që na presin në të ardhmen”.

“Nga Departamenti i Rinisë, si ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, me theks të veçantë i kam mbështetur projektet që krijojnë vende të reja pune për të rinjtë e vendit tonë dhe si ministër jam përkushtuar që në çdo rrethanë të jem pran të rinjve.

Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, janë shtylla në të cilën do të qëndrojë e fortë e ardhmja e vendit tonë, ndërsa Dekada e Re është mundësia e Kosovës.” shkruan Kujtim Gashi në faqen e tij në FB, pas takimit me të rinjtë e PDK-së në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *