KOSOVA, VENDI KU KRIMINELËVE JU KËNDOHET KËNGË PATRIOTIKE

Shkruan: Abdullah V. Thaçi

I tmerruar, por jo i habitur, nga deklarata publike e zyrtarit qeveritar, eksponentit të PDK-së dhe strukturave kriminale të SHIK-ut, Gani Koci se, UÇK-ja është dashur ti spastroj mbeturinat si Jusuf Buxhovi!

Çka tregon kjo deklaratë?!

Kjo tregon të vërtetën, por jo risinë, se deklarata e profesor Buxhovit për   vrasjet e njerzve të devotshëm të Kosovës, të cilët ishin të rreshtuar në  krahun e presidentit Rugova është e vërteta që nuk mund të thuhet ndryshe.

Sigurisht se, autori i kësaj deklarate ka shfryer mllefin emocional dhe njëkohësisht urrejtjen e tij shpirtërore se pse Jusuf Buxhovi sot është gjall dhe ka mundësi të shprehet lirshëm për të vërtetën e tij. Dëshira e personit në fjalë, ska dyshim se do të ishte më mirë që edhe Jusuf Buxhovi të ishte pjesë e asaj liste me mbi njëqind erma të vrasjeve “enigmatike” të aktivistve dhe zyrtarve të LDK-së! Por, ai ndoshta në një rast tjetër do të tregoj arsyjen se si Buxhovi dhe shumë të tjera shpëtuan dhe sot për të dhe sojin e tij janë të pa durueshëm?!

Në kushte normale, sot pas njëzët vite liri e mbi një dekadë shtet, për deklarata të tilla kërcnuese secili individ do të duhej të ishte i arrestuar dhe me procedura të përshpejtuara të gjendej para organeve të prokurorisë dhe gjyqsisë!

Kjo  sot për sot nuk ndodh?!

Sepse, vet sistemi i ndërtuar i  (pa) drejtsisë është i kapur pikrisht nga shokët dhe miqët të po asaj organizate kriminale nga i cili derivon vet Gani Koci. Prandaj, kjo është njëra prej arsyjeve se pse besueshmëria e qytetarve të Kosovës në raport me sistemin e (pa)drejtsisë është në pikën më të ultë. Si pasoj me mos veprimit të këtij sistemi të kapur, sot Kosova dhe qytetarët e saj janë vendi më i izoluar në Evropë. Për këtë pikë nuk po e zgjas më tepër, sepse kjo temë për gjithë ne është e njohur dhe sigurisht nuk përbën risi.

Risi për mua do të ishte, sikur sot ta lexojmë ndonje deklaratë shpresdhënse nga zyrtarët kredibil të PDK-së, nga e cila deklaratë do të merrnim mesazhin se, Partia Demokratike e Kosovës distancohet nga ky zyrtar dhe njëkohësisht shpreh keqardhje për kërcnimin me likudim të z. Buxhovi dhe shqetësimin emocional të familjarve të viktimave politike të vrara gjatë dhe pas luftës në Kosovë!

Nëse sot gjatë ditës, edhe pse me vonesë, nuk ndodh ky distancim, mua dhe besoj shumë të tjerë si unë do të vazhdojm të mbesim të zhgënjyr për kursin me të cilin vazhdon të funksionoj një parti-shtet që sistematikisht vret dhe kërcnon secilin që guxon të thot të vërtetën e vet të garantuar edhe me kushtetutë.

E them të vërtetën  e vet, sepse në të normalitet ligjor askush e as z. Buxhovi nuk ka të drejt që në emër të fjalës së lirë të thot të kundërtën e të vërtetës!

E kundërta e së vërtetës unë e di që është shpifja, e për shpifje  duhet ti drejtohesh organeve  përkatëse. Nëse Jusuf Buxhovi në emision televiziv ka thënë të pa vërteta, Gani Koci dhe shokët e sojit të tij e kanë shumë të leht ti drejtohen “drejtsisë”, pasi që e dim se, antar të strukturave të SHIK-ut, ish kryetar degësh e sekretar partie, sot i kanë polic hetues,  KPK, KGJK, prokuror, gjyqtar, e çka tjetër!

Por, pasi ky ka  zgjedhur për të vazhduar me metodat e njohura të së kaluarës, ku i vetëm e kryen rolin e dëshmitarit, organit të akuzës dhe eksekutuesit të denimit, që në rastin konkret është denim me vdekje, nuk ke se pse beson në idealen?!.

Deri sa është kështu, unë si shumica e bashkombasve të mi, me zhgënjim mendoj se edhe për një kohë të gjatë në këtë vend nuk ka shpresë!

E popullit thot, krejt ti jap por ymytin (shpresën) jo!

Sot, një ditë pas, le të jetë ky një mesazh i fort, për kryetarin aktual  të Lidhjes Demokratike të Kosovës se,s në vend se të reagoni, dijeni se jeni  dhe mbeteni përgjegjesi kryesor që këtij vendi dhe këtij populli ja keni mbyt shpresën.  Po ju rikujtoj se, shpresa e plagosur e popullit të Kosovës është vra nga Ju në vitin 2014, atëherë kur për interesa puro personale keni bërë koalicion qeverisës me krimin dhe kriminelët që sot rrënjet e tyre janë shkojnë thellë e më thellë e që prekin mu në plagën e pa shëruar e që dhemb më së shumti.

Kryetarit dhe strukturave të reja në LDK i mbetet një obligim i madh për të kërkuar të vërtetën me drejtësi dhe dëshmi se kurr nuk do të përsëriten gabimet e së kaluarës.

Boll mo, Kosova vendi ku kriminelëve ju këndohet këngë patriotike, e populli merr kredi për të blerë barna për shërimin e familjarve, se për tu ngopur me bukë mbetet një dëshirë e përditshme!

Shpresojmë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *