Komuna e Prizrenit Shpall listën preliminare e përfituesve të projektit për meremetim të shtëpive

Komuna e Prizrenit Shpall listën preliminare e përfituesve të projektit për meremetim të shtëpive

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpallur listën preliminare të përfituesve nga projekti për meremetim të shtëpive, meremetim të kulmeve dhe ndërtim të shtëpive, për familjet skamnore.

Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit dhe me anë të poentimit të aplikuesve sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.

Për meremetim të shtëpive janë shpallur 31 përfitues, për meremetim të kulmeve 40 përfitues dhe për ndërtim të shtëpive janë shpallur 59 përfitues.

Përfituesit do të konfirmohen përfundimisht pas verifikimit dhe dorëzimit të dëshmive për poenat e fituara.

Aplikuesit e pakënaqur mund të paraqesin ankesat e tyre duke i plotësuar dokumentet e nevojshme në sportelin nr.4, në objektin e administratës komunale, në afat prej 5 ditë punë, duke filluar nga data 10.07.2019.

Listat preliminare të përfituesve i gjeni në linqet më poshtë:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/07/DPMS-Lista-preliminare-e-perfituesve-per-meremetim-te-shtepive-dhe-kulmeve-2019-2.pdf

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/07/DPMS-Lista-preliminare-te-perfituesve-per-ndertim-te-shtepive.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *