Komuna e Prizrenit kontrakton kompani për trajtimin e 2000 qenve endacakë

Pas trajtimit të rreth 800 qenve endacakë nga Komuna e Prizrenit vitin e kaluar, është paraparë që të trajtohen edhe 2000 qenë të tjerë.

Komuna e Prizrenit ka kontraktuar sërish një kompani për trajtimin e qenve endacakë, e cila do të jetë e angazhuar për dy vitet e ardhshme për kapjen e tyre, trajtimin duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin, përkujdesjen në qendrën e trajtimit dhe në rast të konstatimit për gjendjen e mirë shëndetësore edhe lëshimin në vendin ku janë kapur.

Për të qenë sa më efikas në trajtimin e qenve, ftojmë qytetarët për bashkëpunim, të cilët i lusim që në rast se haset tek qentë të pa trajtuar (nëse nuk kanë kapëse në vesh), të na raportojnë menjëherë në Qendrën e Thirrjeve të Komunës.


Trajtimi i qenve endacakë ka për qëllim kujdesin mjekësor dhe mbajtjen nën kontroll të shtimit të tyre, duke shërbyer në dobi të qytetarëve por edhe vetë këtyre qenve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *