Komedi: Kryetari asistente, ose asistentja kryetare

Hyrje ne komedinë më të re me motive prizrenase

(Në një zyre institucionale janë tre persona. Kryetari, qytetari dhe asisetentja e kryetarit)

 Prologu:

Kryetari: Mirëseerdhe

Qytetari: Kryetar falemnderit shumë që ndatë këtë orë nga koha juaj e cmueshme për të më dëgjuar!

Asistentja: Uluni ju lutem.

Qytetari: Kush jeni ju, nuk po ju njoh?

Kryetari: S’ka gjë për shqetësim. Është sisntentja ime, ma mban qantën dhe letrat e mia!

Qytetari: Kryetar kam shqetësim të madh, jam duke konkuruar vazhdimisht në konkurse që i hapni dhe as në in!tervista nuk më thirrin.

Asistentja: Sigurisht nuk i plotësoni kushtet

Qytetari: Më falni nuk kam ardh të flas me ju po me kryetarin?

Kryetari (nuk flet fare e shikon herë qytetarin e herë asistenten)

Qytetari: Kryetar kam ardhur me të gjitha dokumentet e duhura, për të ua dëshmuar se së paku për të më thirr në intervistë i plotësoj kushtet, s’po them se jam më I mirë se ata që janë pranuar…nuk e di pse po më eliminojnë…

Asistentja: Nuk e vlerëson kryetari kush thirret në intervistë e kush jo, janë komisionet…

Qytetari: Oj ti zonjë, nuk kam ardh me fol me ty po me kryetarin…

Asistentja: Kryetari ka punë më të mëdha se me u marr me problemet individuale

Qytetari; Më fal pasi kryetari nuk është këtu, unë po iki vijë një ditë tjetër, kur të ketë kohë?

Kryetari: Këtu jam unë!

Qytetari: Jo s’je hiq, s’qenke ti hiq kryetari, po ti qenke asistenti që ia mban qantën e letrat kësaj zonje…(ngrihet në këmbë dhe duke dal jasht i drejtorhet kryetarit). Ditën e mirë asistent.

(Asistentja e kryetari e shikojne njëri tjetrin në sy…)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *