KMDLNJ në Prizren viziton të dushuarit për kontrabandë

Të marten, (28.05.2019) në ora13.05 koordinatori i  KMDLNJ-së në Prizren, vizitoi Qendrën e Ndalimit Policor në Prizren, ku po qëndrojnë 4 të arrestuarit, të dyshuar për kontrabandë me mallra.

A. Z. (1958), lind. në Brod, Komuna e Dragashit, me vendbanim në Prizren,  me profesion doganier, në pikën kufitare të Vërmicës ka deklaruar:’Jam arrestuar më dt.27.05.2019 rrethë orës 21.45.Jam vetë paraqit në polici, pasi kam ardhur për tu paraqitur, jam arrestuar. Kam avokat dhe sjellja e policisë me rastin e arrestimit dhe gjatë qëndrimit tim këtu është korrekte’, ka thënë ai.

V. S. (1981) nga fshati Morinë, Kukës-Shqipëri ku edhe jeton, me profesion ndërmarrës privatë (merret me ndërtimtari), ka dekalruar:’jam arrestuar në fshatin Shkozë, Komuna e Prizrenit, rrethë orës 20.30 , ku jam ndaluar befas nga policia.Unë, me rastin e ndalimit, nuk kam rezistuar e as që kam qenë agresiv, por policia ka përdorur dhunë ndaj meje’, tha ai. Ai, ka avokat privat.Në momentin e ndalimit e më pas arrestimit, ka qenë me veturë Mercedes  220 c clas.I është ofruar ndihma shëndetësore, por ka thënë , të jetë i pa kënaqur me te.             

Sjellja e zyrtarëve në këtë qendër thotë se është korrekte.

L. R. (1988) nga Mitrovica, është arrestuar poashtu në Shkozë të Prizrenit rrethë orës 20.30 siq ka thënë: ’ nga policë me maska të uniformuar e civilë e me vetura civile. Unë, nuk kam rezistuar, por sjellja e policisë ka qenë brutale. Më kanë goditur pothuaj në çdo pjesë trupi’, ka thënë ai. Të njëjtit i është ofruar ndihma shëndetësore.Avokat, ka kërkuar nga familja.

Sjellja e  zyratëve në këtë qendër është korrekte.

M. A. (1976) nga fshati Shkozë i Prizrenit, ëshët arrestuar me 27.05.2019 në ora 20.30 në shtëpinë  e tij në Shkozë.Është pa ndonjë profesion, siq thotë, punëtor krahu, ‘Policia ka patur sjellje korrkete ndaj meje dhe familjes. Ajo pos shtëpisë sime ka bastisur edhe disa shtëpi të kusherinjëve.’, ka thënë ai, që ka avokat privat.

Edhe këtij i ëshët ofruar ndihma mjeksore.Nuk ka vërejtje në trajtimin në këtë qendër.

Të intervistuarit nuk kanë vërejtje lidhur me trajtimin e tyre në Qendrën e Ndalimit Policor në Prizren, duke konsideruar korrkete sjelljet e zyrtarëve policorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *