Klubi i Prodhuesve kërkon nga qeveria e Shqipërisë heqjen e barrierave tregtare

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një reagimi për media i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për heqjen e të gjitha barrierave tregtare që prodhuesit e Kosovës po hasin gjatë eksportit të produkteve të tyre në tregun shqiptarë.

“Për prodhuesit e Kosovës është e papranueshme që pengesat të tilla të jenë ende të zbatueshme për ta, edhe përkundër faktit që është e disata herë që këto kërkesa janë adresuar tek qeveria shqiptare për heqjen e barrierave dhe unifikimin e tregut kombëtarë shqiptarë. Por përveç premtimeve dhe fjalëve shpresë dhënëse, deri më sot nuk ka pasur asnjë përpjekje për largimin e këtyre barrierave”, thuhet neë reagim.

Klubi i Prodhuesve thekson tutje se barrierat kryesore për prodhuesit kosovar po hasin gjatë eksportit në tregun e Shqipërisë janë barriera tarifore dhe jo-tarifore, ku në çdo eksport, autoritetet shqiptare kërkojnë Certifikatën e Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veterinar.

“Pastaj procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i normës të lartë të akcizës janë disa nga pengesat të cilat e rrisin koston e prodhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë”, theksohet tutje në reagim.

“Është absurde për prodhuesit kosovarë që në shkëmbimet e tyre tregtare, Shqipëria të jetë e dyta, pas Serbisë,  sa i përket barrierave me të cilat ata përballën. Prandaj, Klubi i Prodhuesve të Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë që sa më parë të bëjë shqyrtimin e të gjitha kërkesave të prodhuesve kosovarë, dhe të bëjë largimin e barrierave të cilat vetëm sa i dëmtojnë rëndë përpjekjet për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, të cilat jo rrallë herë janë cekur si interes strategjik i të dy qeverive”, theksohet në fund të reagimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *