KF Liria në vitet e Pavarësimit të futbollit kosovar

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj

Rrënimi i Autonomisë së Kosovës, u bë me  tanke e dhunë nga okupatori serb në Kosovë.

Me ndryshimet e dhunshme kushtetuese të vitit 1989 në muajin mars, administrate serbe e instaluar në tërë Kosovën, ka intensifikuar dhunën e saj në të gjitha segmentet përfshirë dhe sportin.

Në këtë drejtim siq u futën masat e dhunshme në të gjitha institucionet kosovare , nuk u kursye as sporti.Ishte koha e rebelimit dhe kundërshtimit gjithë popullor nga ana e qytetarëve kosovarë (shqiptarëve, turqëve dhe boshnjakëve), për të kundërshtuar këto masa.Në këto zhvillime të kundërshtimit të administratës së dhunshme serbe që ishte instaluar gjithandej në Kosovë, lindi edhe nevoja e organizimit të rezistencë paqësore aktive.Krahas arsimit e shëndetësisë edhe sporti nuk qëndroi duarkryq.

Në këtë drejtim Federata e Futbollit të Kosovës u ndërtua dhe organizoi sistemin e pavarur të garave të futbollit që nga viti 1991.

Agim Bytyqi, në fillim të gushtit të vitit 1991,  ishte zgjedhur kryetar i parë i FFK-së.Liria, ka luajtur rol historik në këto zhvillime, duke luajtur edhe ndeshjen e parë hisotrike, me skuadrën e Ballkanit në Studenqan të Suharekës.Ndeshja  u luajtë me 20.08.1991 dhe ka përfunduar 1:1.

Ndeshjet zyrtare kampionale, ekipore pas  pavarësimit e futbollit kosovar


“Ndeshja e parë :Liria-Ballkani, u luajtë në Studenqan më 20 gusht 1991 dhe përfundoi baras (1:1). Fillimishtë, Liria i zhvilloi ndeshjet në Studenqan e më pas në Gjinoc, derisa policia sulmoi fizikisht disa pjesëtar të klubit tonë, trajnerin Gafurr Kaqaniku, ndihmësin e tij Sinan Osmani dhe  futbollistin Arlind Kaqaniku. Jemi zhvendosur në fushën  e Arbanës (ish Dushanovë).

Në vitin 1993 në kryesin e klubit u angazhuan edhe:Beqir Hoxha, kryetar, Enver Besimi drejtor,Naim Rexhepi nëkryetar,Sami Gashi, sekretar. Anëtar të kryesisë ishin edhe:Naim Besimi, Ali Thaçi, Nazim Begleri, Ramadan Susuri, Osman Spahiu, Sokol Hadri, Shyqeri Qela .Në restaurant ‘Mullini’, është zhvilluar aktiviteti rreth organizimit të ndeshjeve të futbollit, në atë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *