KF “Liria”: Ndarja nga jeta e Ramadan Zaplluzhës, humbje e madhe për Prizrenin

KF Liria: Bordi udhëheqës, Shtabi Teknik, futbollistët e Lirisë dhe gjithë qytetarët e Prizrenit me pikëllim e mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të artistit e pedagogut Ramadan Zaplluzha.

Në Prizren e në Kosovë, në trojet shqiptare e më gjërë në fushën e artit Ramadan Zaplluzha njihej si Therrë e Murizit që thumbonte fenomenet negative në shoqëri.

Ai ishte edhe ideator dhe krijues I emblemës së KF Liria, me të cilën Klubi ynë garon me krenari në futbollin e Kosovës.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve të Prizrenit për këtë humbje të madhe.

Vepra e Ramadan Zapllushëz është e perjetshme.

Prehu në paqe njëriu i dashur i Prizrenit.

KF “Liria”, Qemal Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *