Kastriot Krasniqi: Mytaher Haskuka të ardhmen e ka të lidhur me Prishtinën, prandaj po e “djeg” veten dhe Prizrenin

Kuvendari i PDK-së, Kastriot Krasniqi, kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher haskukën e ka quajtur, humbësin më të madh të qytetit, ndërsa shton se bashkë me të po humbin edhe qytetarët e Prizrenit.

Katsriot Krasniqi thotë se Mytaher Haskuka të ardhmen e tij dhe të fëmijëve e ka të lidhur me Prishtinën, prandaj thotë ai qytetarët duke e votuar Haskukën, e dogjën atë dhe mandatin 4 vjeçar.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Prizrenit erdhi në krye të qytetit me premtime (gënjeshtra), në emër të ndryshimit, ndërsa ende pa i bërë 2 vjet qeverisje, Haskuka ai është humbësi më i madh, e bashkë me të qyteti dhe qytetari i Prizrenit.

Premtimet iu konfirmuan se janë gënjeshtra.

Në Prizren, jo që nuk ndodhi ndryshimi, por nuk po ruhet as kontinuiteti i projekteve të domosdoshme në Komunën e Prizrenit.

Po bëhen dy vjet e Mytaher Haskuka nuk e ka nisur asnjë projekt serioz.

Mytaher Haskuka me mirë e njeh qytetin e Prishtinës se sa qytetin e Prizrenit, prandaj edhe në kohën sa është kryetar i Komunës së Prizrenit, ai kohën më të madhe e kalon në Prishtinë.

AI bashkëjeton me Prishtinën dhe në Prishtinë.

Të ardhmen e tij dhe të fëmijëve ai e ka të lidhur me Prishtinën, prandaj Prizreni dhe prizrenasit, ende pa i bërë dy vjet qeverisje e kanë parë se në këtë mandat duke e votuar Mytaehr Haskukën e kanë djegur atë e bashkë me të i dogjën katër vjet të qeverisjes lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *