Kastriot Krasniqi: Haskuka e mbushi Shatërvanin me karrige, e ngulfati edhe shtatoren e heroit Xhevat Berisha

“A ka kryetar qyteti i Prizrenit, a ka inspektorë…” pyet kuvendari I PDK-së Kastriot Krasniqi në kritikën e tij drejtuar institucionit lokal, e që e shoqëron me disa fotografi.

Krasniqi shprehet i shqetësuar me pamjen përreth shtatores së heroit Xhevat Berisha.

“Pamja përreth shtatores së heroit Xhevat Berisha është e trishtueshme!

Shtatorja e heroit Xhevat Berisha në të katër anët e mbuluar më karrige!”, shkruan ai.

Më tej kuvendari Krasniqi thotë se vizitorët e shumtë në Prizren e kanë të pamundur ta bëjnë nj fotografi pranë shtatores së heroit…ndërsa akuzon kryetarin e Komunës, se me ardhjen e tij në pushtet Shatërvani ummbush me karrige.

“Me ardhjen e Mytaher Hakukës në pushtet Shatërvanin e mbushëm me karrige në të katër anët…

E ngulfatët edhe shtatoren e heroit…” shkruan Krasniqi në faqen e tij në FB./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *