Kandidatja për deputete Albena Reshitaj takon koleget nga fusha e mjekësisë të QKMF-së në Suharekë

Kandidatja për deputete e koalicionit AAK-PSD, Albena Reshitaj në Suharekë në një takim miqësor ka bashkëbiseduar me koleget nga fusha e mjekësisë të QKMF-së në Suharekë.

“Falenderoj të gjithë personelin mjekësor për bashkëbisedimin konstruktiv, njëherit nënkryetarën e Komunës së Suharekës znj. Mihrije Berisha Suka dhe drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale znj. Sale Bytyqi për organizimin.

Në këtë takim bashkërisht diskutuam për të arriturat dhe nevojat e sektorit shëndetësor në Suharekë, me theks të veçantë për punën dhe kontributin e grave në shëndetësi”, tha Albena Reshitaj pas takimit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *