Kandidatët për deputet të LDK-së vizitojnë Hendikos-in

Kandidatet e LDK-së së Prizrenit, Sadije Osaj-Jakupi dhe Xhavit Ukaj, me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Hanefi Muharremi kanë vizituar sot shoqatën ‘Hendikos’ në Prizren.

Në takim, anëtarët e kësaj shoqate, i kanë shpalosur ankesat ne lidhje me vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen, ndërkohë që janë shprehur mirënjohës për një kujdes më të theksuar që po e marrin nga Drejtoria Komunale për Mirëqenie Sociale që drejtohet nga LDK-ja si partner ne koalicion.

Nga ana tjetër edhe kandidatet, Osaj-Jakupi dhe Ukaj janë zotuar se do tu qëndrojnë afër kësaj kategorie shoqërore me vështirësi në lëvizje dhe se anëtarët e ‘Handikos’ do të mbështeten në veçanti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *