Kampingu Limth në Dragash, nikoqir i shënimit të Ditës Botërore të Biodiversitetit

Kampingu “Limth”, që ndodhet në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri”, ishte nikoqir i shënimit të Ditës Botërore të Diversitetit e cila këtë vit ka për moto “Biodiveristeti jonë, ushqimi ynë dhe shëndeti ynë’.

Në këtë organizim që u bë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, u tha se rajoni i Dragashit njihet për biodiversitet shumë të pasur, i cili për kah rëndësia është ekzistencial. Madje u tha se biodiversiteti i kësaj ane  përveç që siguron ushqimin, ka rendësi të madhe edhe në mjekësi.

Drejtori i shkollës së mesme të Ulët “Ulina’ Daut Sinani, që është edhe njohës i biodiversitetit në Limth, tha se ky vend është i pasur me lloje të florës dhe faunës, bimë mjekuese e aromatike e të tjera.  Tha se ky rajon me biodiversitetin që karakterizohet është  bazë e ekzistencës së komunitetit dhe shoqërisë  në tërësi.

 “Sa i përket llojllojshmërisë, kemi llojllojshmëri të shumtë të pasur me lloje bimore, me lloje të dëllinjave, qershive të zeza, drunjve të ahut.. këtu kemi bimë aromatike, bimë mjekuese, relikte të cilat gjinden vetëm në këtë vend. Masivi malor i maleve të Sharrit njihet për një biodiversitet shumë të pasur. Sa i përket përparsive dhe vlerave biodiversiteti është jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi siguron ushqimin, siguron mjeksinë, barnat e ndryshëm, rregullon klimën, është njëfarë forme bazë e ekzistencës së komunitetit, të shoqërisë e shtetit në përgjithësi’, tha Sinani.

Ai njoftoi se kjo anë është e njohur edhe për  botën shtazore që janë të mbrojtur edhe me ligj nga Ministria e Mjedisit  si ariun e murrmë, ujkun, dhelprën, dhia e egër e  të tjera.

Ndërsa zëvendësministri i MMPH-së Gjergj Beka,  ka folur për arritjet e kësaj ministrie për gjatë viteve 2018-2019. Ai bëri të ditur se tashmë janë në fazën finale të shpalljes së zonës së Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare nga Qeveria.

 “ Ne si ministri në bashkëpunim me programin  mjedisor për Kosovë kemi hartuar librin e kuq, të fauneës së Ksoovës. Gjithashtu në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës kemi zbatuar projektin për parkun botanik, pastaj në komunën e Kamenicës dhe Suharekës.. Gjithashtu jemi në fazën finale të shpalljes së zonës së Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare nga Qeveria e Republikës të Kosovës në kategori të parkut natyror”, tha Beka.

E kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani, tha se është obligim i institucioneve komunale që ta ruajnë biodiversitetin që e karakterizon këtë komunë.

“ Obligimi i joni konkretisht i institucioneve të komunës së Dragashit  është që ta ruajmë këtë biodiversitet, Ne kemi pasë disa projekte të veçanta që lidhen edhe me planin zhvillimor komunal që drejtpërdrejt e bën edhe konservimin e biodiversitetit, ka pasë edhe aktivitete të ndryshme dhe projekte që shkojnë në favorin e biodiversitetit, ruajtjen e florës dhe faunës”, tha Shabani.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatës joqeveritare “Finch’ Nexhmedin Ramadani, ka folur për cilësitë turistike të Limthit, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që ta shfrytëzojnë më shumë këtë vend për implementim të projekteve të ndryshme.

“Përveç bimëve dhe florës edhe fauna këtu është shumë e përhapur. Kemi kafshë të ndryshme. e kemi pasur projektin për hulumtimin e rrëqebullit të Ballkanit por fatkeqësisht asnjë foto ende nuk e kemi marrë të rrëqebullit të parkut nacional ‘Sharri’.. dmth Limpthi është edhe një pikë turistike por më tepër edhe një pikë ku implementohen projekte të ndryshme për shembull kemi bashkëpunime me organizata të huaja, por mua po me vjen keq që ne gjithmonë po presim prej të huajve”, tha ai.

Kujtojmë se Biodiversiteti është llojllojshmëria e organizmave të gjallë, duke përfshirë llojllojshmërinë brenda llojit, ndërmjet llojeve të ndryshme, larminë gjenetike si dhe llojllojshmërinë e ekosistemeve.

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Më 16 prill 2019 Kosova është anëtarësuar në Unioinin Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *