KA “Prizreni”, i dyti në mesin e 17 klubeve pjesëmarrëse në garën për Kupën e Kosovës për junior
Pas triumfit në kategorinë e pionierëve, sot në Mitrovicë atletët e KA “Prizreni” u plasuan ne vendin e dytë në konkurrencën e femrave gjithashtu edhe në plasmanin e përgjithshëm, meshkuj dhe femra u plasuan në vendin e dytë, nga 17 klube pjesëmarrëse, në garën për junior për Kupën e Kosovës.
Në konkurrencën individuale u fituan:
7 vende të para,
5 vende të dyta dhe
10 vende të treta, gjithsej 22 vende nderi.