Ka ndërruar jetë Ramadan Zaplluzha i njohur në botën e artit si Therrë Murrizi

Ka ndërruar jetë Ramadan Zaplluzha, që në botën e artit njihet si Therrë Murrizi. Sot, lajmin për ndarjen nga jeta të Ramadan Zaplluzhës e kanë bërë të ditur familjarët.

Ramadan Zaplluzha- Therrë Murrizi U lind më 28 prill 1938 në Prizren. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje kurse Normalen më 1957 në Prishtinë. Pas mbarimit të Normales u kthye për të kontribuar në arsimin shqip, fillimisht në Rahovec, pastaj në Malishevë dhe në Prizren.

 Fushëveprimtaria e artistit dhe pedagogut Zaplluzha është e madhe, mbi 60 vjet krijimtari në vizatim, karikaturë dhe strip. Shumë breza janë rritur me karikaturat e Therrë Murrizit. Qyshë në vitin 1945 ai botoi karikaturat e para në ‘’Zani i Rinis’’ e mëpas mbi 80 gazeta brenda dhe jashtë vendit. Emrin artistik ‘’TherrëMurrizi’’ e mban nga viti 1960.


Stripin e kultivoi me pasion të madh, dhe është një pishtar i cili ka mbi 50 tituj të botuar në strip. Fillimet e tij të para janë në revista, si ‘’Pioneri’’, ’’Gëzimi’’ dhe ‘’Rilindja ‘’. Tematikat e tij janë të mbledhura në tre vëllime në katalogje ‘’S‘më ha palla për kopalla ‘’ në vitin 1997, ‘’ Vizga me thepe 1 ‘’ dhe ‘’Vizga me thepe 2 ‘’ e vitit 2003.

Ai ka ilustruar shumë libra për fëmijë dhe të rritur. Stripet më të famshëm të tijë janë: ‘’Arbëri nuk vdes kurrë’’, ’’Trimi i Skendërbeut’’, ’’Vëzhgimi‘’, ’’Arrestimi’’, ’’Operacioni’’etj.

Therrë Murrizi ka mbi gjashtë ekspozita personale dhe shumë kolektive, brenda dhe jashtë Kosovës, duke na ofruar mbi 3000 punime grafike dhe një thesar me novela të ilustruara, si ‘’Borëbardha, ’’Betmeni’’, ’’Spiderman’’, ’’Hirushja’’ etj.

Ka qenë anëtarë i redaksisë së revistes “Fidani” që nga themelim në vitin 1997.

Therrë Murizi deri në fund të jetës nuk u nda nga karikatura të cilën e patë pasion jetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *