Junioret e KA “Prizreni” e fitojnë vendin e dytë në konkurrencën e senioreve…

Klubit të Atletikës “Prizreni” iu shtua edhe një kup!

“Sot, në Mitrovicë, organizuar nga Federata Atletike E Kosovës, u mbajtën garat e Kupës së kosovës për Senior – e.Si në çdo garë, sukseset e klubit me traditë nga Prizreni nuk munguan!Në konkurencën e femrave seniore edhe pse pa asnjë seniore, të gjitha vajzat juniore, arritën ta fitojnë vendin e dytë!” njofton trajneri i skuadrës Bajram Duja.

Atletet e KA “Prizreni” në të gjitha garat po e deshmojnë talentin dhe punën me përkushtim të trajnerëve të Klubit/prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *