Jakup Krasniqi konfirmohet pozitiv me COVID-19

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate e ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi.

E përveç Krasniqit, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të sferës politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *