Ismet Temaj zgjidhet Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezent(gjashtë vota) të Këshillit Drejtues është zgjedhur Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.

Temaj nga viti 2001 ka punuar profesor në ShLP “Xhevdet Doda” ndërsa nga viti 2004 profesor në Fakultetin e Edukimit në  Universitetin e Prishtinës, ku ishte edhe shef i programit.

Ndërkaq që nga themelimi ka punuar profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërkaq prej vitit 2012 deri 2018 ka ushtruar edhe funksionin e dekanit në Fakultetin e Edukimi në këtë universitet. Nga fundi i vitit të kaluar është zgjedhur në pozitën e u.d. Rektorit në UPZ.

Në bazë të Statutit mandati i Rektorit është katër vjet, me mundësi rizgjedhje edhe për mandat. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *