Ilir Baldedaj:Për “Zambakun…” ditën e doje 25 orë…QMF në lagjen e trimave e le në gjendje të mjerë…

Kuvendari Ilir Baldedaj, e ka publikuar një fotografi që pretendon se është në ditët e organizimit të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, ku shihet drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Visar Shehu. Krahas kësaj fotografie Baldedaj i publikon edhe disa fotografi, të cilat thotë se janë në QMF në Lagjen e Trimave. “Siç e shihni në fotografi, drejtori Shëndetësisë me gjithë kapacitetin mendor e fizik (ndonëse nuk merr vesh në muzikë) angazhohet në organizimin e Festivalit Zambaku i Prizrenit, dhe në atë kohë të kishte mundësi ditën do ta bënte 25 orë…” shkruan ndër të tjera Baldedaj.

Postimi i plotë:

Derisa drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit merret me organizime muzikore, së paku një Qendër të Mjekësisë Familjare e ka në gjendje të mjerushme…

Siç e shihni në fotografi, drejtori I Shëndetësisë me gjithë kapacitetin mendor e fizik (ndonëse nuk merr vesh në muzikë) angazhohet në organizimin e Festivalit Zambaku I Prizrenit, dhe në atë kohë të kishte mundësi ditën do ta bënte 25 orë…

U angazhua me mish e me shpirt…Ajo që nuk dihet publikisht është:

Kush e angazhoi? Pse? Dhe cilat kualitete muzikoreiI posedon ky person?

Në kohën sa angazhohet  për organizimin e festivalit me gjithë kapacitetin e tij mendor e fizik (ndonëse nuk merr vesh në  muzikë) Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Trimave është në gjendje të mjerë.

Pa e thënë asnjë fjalë ne, flasin vetë fotografitë për gjendjen në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare.

Pak muzikë e lehtë sigurisht e ka deh drejtorin dhe prandaj ka ik në pushime, dhe ndoshta kur të kthehet, i kujtohet se e ka marr një dëtyrë, në shërbim të komunitetit, dhe si “shërbëtor” i mirë duhet të jap edhe përgjegjësi, për të gjitha “lajthitjet” e qëllimshme në hapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *