Ilir Baldedaj e akuzon Komunën e Prizrenit për keqpërdorime, e fton Prokurorinë të hetojë rastet

Shefi i Grupit të kuvendarëve të AAK-së, Ilir Baldedaj, e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskukën dhe partnerët e tij të koalicionit se po bëjnë krim në ndërtimin e lartë në qytetin e Prizrenit. Nw njw postim nw faqen e tij nw FB, Baldedaj gjithashtu e akuzon Komunën edhe për veprime të tjera të paligjshme./prizrenisot.com/

Postimi i plotë:

Në Prizren me pushtetin e Mytaher Haskukës po ndodhë krimi në ndërtimin e lartë

Në Prizren po lulëzon krimi i ndërtimeve të larta.

Mytaher Haskuka dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e koalicionit lëshojnë leje në hapësirat ku nuk ka as plan rregullativ, lejon ndërtime 9 katëshe ku nuk ka të drejtë të jap as leje.

Edhe më larg shkon ky pushtet sa lejon ndërrimin e pronës në qendër të qytetit pa vendim të Kuvendit Komunal.

Edhe më keq në këtë pazar nuk përfiton Komuna e Prizrenit.

Nga ndërrimi ilegal i parcelës por përfitojnë dy tre persona, ndërsa ka një vendim të Gjykatës për të cilin përfaqësuesi ligjor i Komunës fare nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi.

E kemi duke u ndërtuar një hotel afër kufirit dhe afër autostradës, që veç me kushte urbanistike.

Mytaher Haskuka dhe vartësit e tij po sillen sikur qyteti i Prizrenit të ishte pashallëk i tyre,rpandaj e ftoj prokurorinë që t’i hetojë të gjitha këto raste dhe ta ndalojë keqqeverisjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *