Ilir Baldedaj drejtorët e vjetër i quan hajna të rinjtë i quan peshkatarë që mendojnë se metrobusin mund ta peshkojnë në ëndërr

Shefit i grupit të kuvendarëve të AAK-së Ilir Baldedaj, e ka bërë një analizë interesante për drejtorët e vjetër e të rinj të Mytaher Haskukës. Me drejtorët e vjetër thotë Baldedaj Mytaher Haskuka, Prizrenin e solli në mjerim, ndërsa me drejtorët e ri peshkatarë do ta sjellin metrobuzin nga ëndrrat.

Reagimi i plotë i shefit të grupit të kuvendarëve të AAK-së Ilir Baldedaj

Mytaher Haskuka doli në Facebook (nuk guxon të dal para mediave) dhe i prezentoi emrat e ri të drejtorëve…

Duke mos pasur çka të prezentoj para mediave. Ai e bëri një fotografi për Facebook.

Drejtorët e ri të Mytaher Haskukës, janë njerëz të dështuar të jetës politike në Prizren. Njerëz që nuk e kaluan as pragun e minimumit të besimit qytetar. Njerëz që në mungesë të vlerave u katapultuan nga njëra parti në tjetrën si dështime spaketakolare.

Prizreni u fut në mjerim me drejtorët e vjetër, të cilët me eskavatorin që paguhej m,e [paratë e takspaguesve prizrenas i shkaktuan dëmë buxhetit të taksapaguesve miliona euro, që blen nga 999 euro ulëse në vend se t’i blejnë nga 11 euro, që blenë këmisha të 10 eurove nga 44 euro, që paturpërisht ia ndajnë vetes 5000 euro e plotë skandale e çmenduritë tjera që lehtë përkthehen me hajni.

Nga këta drejtora Mytaher Haskuka na i solli ca peshkatarë që mendojnë se metrobusin mund ta peshkojnë në ëndërr dhe kur të zgjohen e të tallen me qytetarët, të cilët mendojnë se ta udhëheqësh një drejtori është e lehtë sa nxerrja e një dhëmbi, ose të tillë që nga pozita e ministrit vijnë në pozitë të drejtorit sepse kanë mbetur pa pagë mujore.

Mjerimi dhe Prizreni janë bërë bashkë ne emrat e vjetër e të ri të Mytaher Haskukës.

Qytetarët e presin reagimin e Institucioneve të drejtësisë për të dylë palë drejtorët, ata që shkuan dhe këta që janë të cilët si kameleon ndërruan veç zyret si ngjyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *