IKSHPK thirrje për qytetarët në ditën e Bajramit: Respektoni rekomandimet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ditën e Kurban Bajramit ka publikuar një thirrje për qytetarët.

IKSHPK kanë bërë thirrje që edhe në ditë feste të respektohet distanca fizike, të mbahen maska dhe të lahen duart.

“Sot po festojmë ndryshe po me shpirt e zemër jemi të gjithë bashkë nē këtë Festë Bajrami! Urime Festa duke ju dëshiruar shëndet të plotë e begati shpirtërore. Sot lutemi e urojmë nga shpirti që e gjitha të kalojë sa me shpejt me sa më pak jetë të humbura jo vetëm në Kosovë por kudo në botë. Le të festojmë me buzëqeshje më afër se kurr në shpirt, por me mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve”, kanë deklaruar nga Instituti.

“Nëse nuk i përmbahemi këtyre masave, atëherë, fatkeqësisht ka mundësi virusi të marr jetë të pafajshme. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thonë nga Instituti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *