I shkakton lëndime bashkëshortes një muaj paraqitje në polici

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale V.R. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë, shkaktuar bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se me datën 27.11.2018 dhe me datën 28.11.2018 në orë të pacaktuar në Prizren në shtëpinë e tij familjare, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale V.R.

Pas një mosmarrëveshje të shkurtër rreth tradhtisë bashkëshortore, vjen deri te acarimi i situatës dhe i pandehuri me iniciale V.R., e sulmon fizikisht bashkëshorten e tij duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkakton lëndime të lehta trupore. Si pasojë e dhunës së vazhdueshme, sistematike e dëmtuara detyrohet të largohet nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *