Humor: I kujt ishte organizimi i sotëm i panairit të “grave prodhuese”

Kuvendari i LDK-së e akuzoi LVV-në Prizren se me para të taksapaguesve po organizon aktivitete partiake, e kishte fjalën për panairin e sotëm të bizneseve të grave.

Me kundër reagim doli drejtori i Shëndetësisë Visar Shehu, i cili “e vërtetoi” se organizator të Panairit janë Komuna dhe Shoqata e zejtarëve, e jo LVV siç thotë kuvendari i LDK-së.

Por një “hulumtim” i vogël në internet aktivitetin e nxjerrë si aktivitet të LVV-së e jo të Komunës.

Deputetja Drita Millaku e poston në faqen e saj në FB një fotografi të cilën e shoqëron me fjalinë “Gjithmonë në LËVIZJE. Përgatitje për aktivitete të radhës”.

Anëtari tjetër i LVV-së Karanfil Haxhillari një natë më parë shkruan “finalizimi i përgatitjeve bashkë me Shoqatën e zejtarëve” ndërsa në foto asnjë zyrtar i Komunës.

Më tej gjatë verifikimeve në internet,  hulumtuesit e Prizreni Sot, e gjejnë në faqe të Lëvizjes Vetëvendosje njoftimin nga aktiviteti, njoftim i cili nuk figuron në asnjë faqe të Komunës.

Më tej gjatë këtij hulumtimi vërehet se në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje  pjesëmarrëset nuk quhen “bizneset e grave” por “gratë prodhuese”. Sipas njoftimit të LVV-së kryetari i VV-së Albin Kurti “pas bashkëbisedimit me gratë prodhuese”…

Sido që të jetë disa nga gazetarët e Prizrenit në këtë panair kanë blerë mjaltë të Deçanit, e blenë nga një biznes i një gruaje por mjalti ishte i bletëve sepse veç bletët prodhojnë mjaltë./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *