Humb betejën me COVID-19 edhe një 66-vjeçare

Një paciente e konfirmuar me Covid-19, e moshës 66-vjeçare e shoqëruar edhe me sëmundje të tjera dhe që po trajtohej në Spitalin e Pejës, ka vdekur.

Kjo është konfirmuar nga vet spitali, që konfirmoi se janë edhe 48 pacientë të tjerë me COVID-19 që po trajtohen.

Nga pacientët e shtrirë 25 janë në oksigjeno terapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu, 16 të tjerë janë në pritje të rezultateve të testimit si të dyshuar me COVID-19.

Nga personeli i mjekësor, pesë mjekë, shtatë infermierë dhe dy bioinxhinierë janë të infektuar me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *