Hidroregjioni jugor në gjendje rë rëndë finnciare, kërkon nga konsumatorët t’i paguajnë faturat e ujit

Përmes një njoftimi shpërndarë medieve Hidroregjioni jugor bënë të ditur se janë duke i dërguar në përmabrim  borxhlinjtë si dhe janë duke bërë shkyqjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajn për një kohë të gjatë

Njoftimi i plotë:

Zyrtarë nga  K.R.U. ,, HIDROREGJIONI JUGOR” SH.A – PRIZREN, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të kompanisë kërkon nga të gjithë konsumatorët që ti përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit. Pagesa e faturave të rregullta mujore do të ndikoj direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ju ofrohen juve si konsumatorë.

Zyrtare nga kompania është duke vazhduar  aktivitetet e saja  në teren, në inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët,  si në vijim:

– Është duke dërguar vërejtje për konsumatorët që kanë së paku një faturë mujore të papaguar nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësit operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.

– Është duke dërguar raste në përmbarim i   konsumatorëve që nuk i’u kanë përmbajtur kontratës për pagesën e  borxhit me këste.

– Është duke dërguar në përmbarim konsumatorët të cilët kanë së paku dy faturat e fundit  të pa paguara , dhe kanë borxhe të akumuluara nga muajt paraprak.

– Është duke bërë shkyqjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajn për një kohë të gjatë.

Prandaj, për të evituar pasojat e lartëcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që të paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyret e postës dhe Ëestern Union.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *