Hidroregjioni i fton konsumatorët t’i shlyejnë borxhet

Konusmatorët borxhlinj ftohen nga Kompania “Hidroregjioni Jugor” që në afat prej 7 ditësh të paraqiten në zyret e Hidroregjionit me qëllim të shlyerjes së borxhit ose riprogramimit të tij me këste nga 12 deri 36 muaj.

Njoftimi i plotë:

Përmes një njoftimi Kompania Rajonale “Hidroregjioni jugor” fton borxhlinjt që kanë mbi 100 euro borxh

Të nderuar konsumator, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – Prizren ju njofton, se ekipet tona janë duke vizituar konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro.

Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyret tona me qëllim të shlyerjes së borxhit ose riprogramimit të tij me këste nga 12 deri 36 muaj.

Në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve, kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët borxhlinj që të përmbushin obligimet e tyre duke bërë shlyerjen e borxhit si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Hidroregjioni Jugor” Sha, Prizreni, Suharekë, Malishevë dhe Dragash duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve si: amvisëri, biznese dhe institucione.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *