Haradinaj e përsërit: Gjermania i ka thënë PO liberalizimit. Urime Kosovë!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar edhe njëherë në Facebook për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj ka përsëritur se kosovarët tashmë e kanë marr PO-në e madhe nga Gjermania për vizat.

Bashkë më statusin Haradinaj e ka publikuar një shkrim të FAZ ku theksohet mbështetje e ministrit të brendshëm gjerman Seehofer për vizat.

Postimi i Haradinajt:

Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave. Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces. Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian. Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë. Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. Urime Kosovë!

RH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *