Gjykata Themelore në Prizren: Nysret Durmishi e ka vuajtur dënimin

Gjykata Themelore në Prizren duke e demantuar lajmin e publikuar me datë 26.05.2019, në gazetën “Express” me titull “I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektorë”, saqaron se e vërteta është ndryshe.”

“E vërteta është se: I akuzuari Nysret Durmishi nga Prizreni është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së. 

Ndaj të njëjtit është lëshuar Urdhër arrest Ndërkombëtar, i njëjti iu ka paraqitur organeve të drejtësisë ku edhe është ekzekutuar VENDIM I– pra i akuzuari Nysret Durmishi e ka vuajtur dënimin me burgim” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *